• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Llapi – Drita, sot luhet ndeshja e “zjarrtë” në Podujevë

07/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhiro e 28-të në Albi Mall Superligë vazhdon sot me tre ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku në fushë zbresin dy pretendentët për titull të kampionit, Llapi dhe Drita.

Llapjanët janë lider në Superligë me 54 pikë, derisa Drita ndodhet në pozitën e tretë me tre pikë më pak.

Të besuarit e Tahir Batatinës kërkojnë vetëm fitoren nga kjo përballje në mënyrë që ta ruajnë pozitën e parë, por edhe të krijojnë distancë me Dritën.

Në anën tjetër Drita e Zekirija Ramadanit synon që të rikthehet te fitoret pas dy barazimeve të njëpasnjëshme.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka punë të lehtë para adhuruesve të vet pasi pret Lirinë e Prizrenit në një ndeshje që pritet ta fitoj lehtësisht, pasi prizrenasit tanimë janë të fundit në tabelë dhe thuajse pa gjasa për të shpëtuar.

Sfidë tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në Drenas, ku Feronikeli ’74 është nikoqir i Prishtinës.

Vendasit kërkojnë fitoren për t’i ikur pozitës së barazhit, derisa kryeqytetasit synojnë tre pikët për t’iu afruar edhe më shumë pozitës së katërt në tabelë.

Të tre duelet e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 15:00.

Next Post

Mallorca publikon foto të Muriqit: I lamë të gjitha në fushë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.