Për trajnerin e Lazio-s, Igor Tudor ngarkesa e ditëve të fundit është arsyeja kryesore e humbjes ndaj Roma-s në derbi.
Në prononcimin e bërë për mediet pas këtij takimi, Tudor theksoi se të gjithëve u vjen keq për humbjen, po shton më tej se tashmë duhet të mendojnë për ndeshjet e radhës.
“Na vjen keq, derbi është gjithmonë derbi. Djemve u vjen keq, por tani kthejmë faqen dhe të kuptojmë që ishte ndeshja e tretë në shtatë ditë”-deklaroi trajneri.
Më tej, tekniku u pyet se a ndikuan dëmtimet në këtë sfidë, por ai nuk donte të justifikohej:
“Ne i dinim, por nuk ka alibi për të gjetur. Nga e hëna do të fillojmë të punojmë shumë dhe të përmirësohemi”.