Thursday, 9. April 2026
Sport

Max Verstappen rikthehet te fitorja, holandezi i Red Bull dominon në pistën e Suzuka

GS 07/04/2024 1 Min. Lesezeit

Max Verstappen rikthehet te fitorja. Piloti holandez fitoi Çmimin e Madh të Japonisë, ku e dominoi garën nga fillimi deri në fund.

Pas tërheqjes nga gara në Australi për shkak të një defekti në motor, 3 herë kampioni i botës tregoi “forcën”, duke fituar në pistën e Suzuka.

Në vendin e dytë u rendit piloti tjetër i Red Bull, meksikani Sergio Perez, ndërsa podiumin e plotësoi spanjolli i “kokëkuqes”, Carlos Sainz.

Një garë për t’u harruar për Mercedesin, që vijon të shfaqë probleme këtë sezon.

Britanikët George Russell dhe Lewis Hamilton u renditen respektivisht në vendin e shtatë dhe të nëntë./abcnews.al

Teilen: