Një numër i lojtarëve të Manchester Cityt janë në listën e të lënduarve, me kroatin Josko Gvardiol gjithashtu me sa duket mes tyre.
Ai mbeti në dhomën e zhveshjes në pjesën e parë të lojës me Crystal Palace dhe trajneri Pep Guardola theksoi se situata e tij ishte e pasigurt.
“Do të shohim se çfarë lojtarësh kemi kundër Realit, sepse edhe Josko kishte një problem të vogël”, ka thënë Guardiola.
“Ai mori një goditje në këmbë dhe u zëvendësua sepse ndjeu dhimbje, kështu që ne nuk donim të rrezikonim një dëmtim të mundshëm më të rëndë”, tha specialisti spanjoll.
Ndeshja e parë çerekfinale mes Real Madrid dhe Manchester City është të martën në Santiago Bernabeu.
/GazetaBlic Sport