Shumë njerëz pyesin pse Phil Foden mban numrin mjaft të çuditshëm – 47, në Manchester City, por e gjitha fsheh një histori të trishtuar.
Foden shihet në Manchester si një nga bartësit e lojës në të ardhmen dhe Pep Guardiola është përpjekur disa herë përmes intervistave të ndryshme të tregojë se Phil është një lojtar i veçantë për të.
Foden ka qenë i shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar dy hat-trickë dhe ka një rol gjithnjë e më të rezervuar në formacionin fillestar të skuadrës pasi De Bruyne dhe Haaland janë lënduar më shpesh.
Phil e mban këtë numër për shkak të gjyshit të tij të ndjerë, i cili vdiq saktësisht në moshën 47-vjeçare dhe prej nga vjen ky numër ikonik i Fodenit.
“Kam menduar për një kohë të gjatë se cilin numër të marr, kam arsye ta vesh këtë numër. Do të doja të bëja traditë me atë numër”, tha Phil Foden.
/GazetaBlic Sport