Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, supozohet se do të nënshkruajë një kontratë të re për t’u bërë lojtari më i paguar i klubit në histori.
Alexander-Arnold, i cili thuhet se ka tërhequr interes nga Real Madridi kohët e fundit, është një nga lojtarët më të rëndësishëm për Të Kuqtë ndër vite. 25-vjeçari i ka ndihmuar ata të fitojnë tetë trofe deri më tani, duke luajtur 302 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Me kontratën e tij aktuale që do të skadojë qershorin e ardhshëm, Alexander-Arnold supozohet se do të sigurojë një marrëveshje të re me Liverpool së shpejti.
Sipas TEAMtalk, Alexander-Arnold do të përfitojë një marrëveshje me dyfishin e vlerës të kontratës aktuale prej 180,000 £ në javë. Nëse ai do të nënshkruante një marrëveshje të re, do të eklipsonte Mohamed Salah si lojtarin më të paguar të ekipit.