Trajneri i njohur kosovar, Emin Bajrami ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në ATV.
Bajrami e ka lavdëruar punën të cilën po e bën trajneri Emin Bajrami, po ai ka mbetur i befasuar se si ky klub nuk e ka mbështetjen financiare nga komuna dhe tashmë lojtarët ka ka katër muaj që nuk kanë marrë paga.
‘Trajneri Burim Shala ka mas pakti faj për këto rezultate, ai është munduar me nxjerr maksimumin nga lojtarët. Këtu nuk e di a ka komunë, nuk e di as kush është kryetar i komunës, unë kam dëgjuar shumë fjalë te mira për atë Kryetar. Por është e papranueshme se si e ka lënë klubin e Fushë Kosovës në këtë gjendje’ tha Emin Bajrami.
Kjo deklaratë e Emin Bajramit vjen pasi trajneri Burim Shala deklaroi që lojtarët javën e fundit nuk janë stërvitur me rregull, krejt kjo pasi ka disa muaj që nuk janë paguar.