Thursday, 9. April 2026
Sport

Llapi mposhtet në shtëpi nga Drita, Ballkani rikthehet në pozitën e parë

GS 07/04/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Llapit nuk ka arritur ta mbajë më shumë se një javë pozitën e parë në tabelë.

Të dielën, Llapi ka pësuar humbje në derbin e xhiros së 28-t të Superligës së Kosovës në futboll nga Drita.

Dueli i luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka përfunduar me fitoren 1:0 të skuadrës së Dritës. Golin e vetëm në këtë fitore e shënoi Blend Baftiu në minutën e 42-të.

Me këtë fitore, Drita ka tubuar 54 pikë, sa i ka edhe Llapi që tashmë ka humbur pozitën e parë. Në krye të tabelës është rikthyer Ballkani, i cili ka 56 pikë.

Ballkani në kuadër të kësaj xhiroje triumfoi 2:0 në shtëpi ndaj Lirisë, me golat e shënuar nga Nazmi Gripshi (71’) dhe Edvin Kuç (94’).

Ndërkohë, dueli i luajtur në Drenas mes Feronikelit ’74 dhe Prishtinës ka përfunduar pa gola. Prishtina ka tubuar 40 pikë, dhjetë më shumë se Feronikeli.

Teilen: