“Finalja” e parakohshme mes Real Madridit dhe Mançester Sitit do të arbitrohet nga francezi Fransua Leteksie.
Leteksie ka arbitruar dy herë Real Madridin në Champions dhe në të dyja rastet, “los blancos” kanë fituar.
Nga ana tjetër, ai nuk e ka drejtuar asnjëherë Sitin në Champions, por e ka arbitruar në Superkupën e fundit të Europës, të luajtur kundër Sevijas.
Ndërsa dueli i parë i vlefshëm për çerekfinalen e Ligës së Kampioneve mes Arsenalit dhe Bajern Mynihut do të drejtohet nga Glen Nyberg.
PANORAMASPORT.AL