Egnatia do të luajë të hënën në transfertë përballë Erzenit ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të “Abissnet Superiore”.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të startojë në orën 18:00.
Në prag të kësaj sfide ka folur trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.
Tekniku i rrogozhinasve shprehet se do të marrin maksimumin nga kjo ndeshje pasi si ekipi i tij dhe Erzeni janë në nevojë për pikë. Gjithashtu, Tetova konfirmon edhe dy mungesa për Egnatian.
“Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për vetë faktin që të dyja ekipeve i duhen pikë. Ne do të kërkojmë maksimumin nga kjo ndeshje. Ka doza lodhje sepse u bë ndeshja e 3-të brenda 8 ditëve, por tani po vjen fundi dhe nga çdo lojtar dohet një sforco më shumë dhe sakrificë.
Nesër s’do të ketë shumë ndryshime në pozicione. Xhemaili dhe Gjata nuk do të jenë të gatshëm as në ndeshjen e nesërme, por ne shpresojmë që në javën tjetër të rikuperojmë ndonjërin prej tyre.
Jemi këtu, në vendin e parë, e kemi ruajtur deri më tani dhe shpresojm që ta bëjmë deri në fund”, është shprehur Edlir Tetova.