Pas paraqitjeve tejet të mira me Bolognan, në drejtim të trajnerit, Thiago Motta po vijnë oferta nga klubet e mëdha.
E fundit thuhet të jetë Juventusi, me Mottan si zëvendësuar të Massimiliano Allegrit.
Informacioni bëhet i ditur nga Calciomercato, i cili thotë se ka një parim marrëveshjeje mes ekipi nga Torino dhe ish-futbollistit dhe trajnerit aktual të Bolognas.
Sipas të njëjtit burim, drejtorët e Juves synojnë të fillojnë një cikël të ri dhe idetë taktike dhe investimi i Thiago Motta-s tek të rinjtë janë të këndshme.
Thiago Motta, kujtojmë, është një nga emrat që tashmë është sugjeruar si pasardhësi i Klopp në Liverpool.