Totenhemi është rikthyer tek fitorja në Premier Ligë.
“Spursat” kanë mposhtur me rezultatin 3-1 Notingam Forest në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të.
Sfida u zhbllokua falë një autogolit të Murijos (VIDEO) ndërsa në të 27-ën Ud riktheu baraspeshën. Dy golat që i dhuruan fitoren vendasve u shënuan nga Van de Ven dhe Porro.
Pas këtij rezultati Totenhemi ngjitet në zonën Champions me 60 pikë duke parakaluar Aston Vilën.
PANORAMASPORT.