Thursday, 9. April 2026
Sport

Shkelja e rregullores, skuadrës së Premier Ligës i hiqen pikë të tjera

GS 08/04/2024 1 Min. Lesezeit

Një lajm tjetër i keq për Evertonin. Klubit anglez i janë zbritur 2 pikë në renditje për shkeljen e rregulloreve të Premier Ligës në lidhje me produktivitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomiko-financiare.

everton

Këtë e ka raportuar gazeta sportive angleze The Athletic, duke nënvizuar se si është vendosur sanksioni ndaj Evertonit nga një komision i pavarur, të cilit i është dorëzuar çështja janarin e kaluar nga vetë Premier Liga dhe është zbritja e dytë e pikëve në hapësirën e këtij sezoni. Kjo i referohet periudhës kontabël trevjeçare që përfundon në 2022/23.

Me këto dy pikë më pak, Everton zbret në vendin e 16-të të tabelës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: