• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Cafu: Lojtari më i fortë me të cilin kam luajtur? Padyshim Ronaldinho

08/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mbrojtësi i Milan-it, Cafu ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane ku ka folur për tema të ndryshme.

Për Cafu lojtari më i fortë me të cilin ka luajtur ka qenë padyshim Ronaldinho, ndërsa më pas sipas tij vijnë Ronaldo fenomeni dhe më pas Totti.

“Më i forti nga të gjithë, me të cilin kam luajtur është padyshim Ronaldinho. Ajo që e pashë të bënte me topin është e pashpjegueshme. Pastaj vjen fenomeni Ronaldo. Nëse nuk do të ishte lënduar do të kishte thyer çdo rekord. I treti? Ndjehem në një situatë aspak të mirë tani sepse kam luajtur me njerëz shumë të mirë e të fortë. Nga Shevchenko te Rivaldo, Seedorf, Pirlo, Totti etj, janë kaq shumë. Madje për një kohë mendoja se Pato mund të bëhej qendërsulmuesi më i fortë në botë. Nëse vërtet duhet të them një emër, unë do të zgjedh Totti-n. Po, Francesco e meriton”-deklaroi Cafu.

/ss

Next Post

Evertonit i hiqen sërish pikët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.