Thursday, 9. April 2026
Sport

Tenistet kosovare startojnë me fitore në “Billie Jean King Cup”

GS 08/04/2024 1 Min. Lesezeit

Tenistet e Kombëtares së Kosovës kanë startuar me fitore në “Billie Jean King Cup” që është Botërori i ekipeve kombëtare për teniste.

Të hënën në Vilnius të Lituanisë, Kosova triumfoi 2:1 ndaj Gjeorgjisë në kuadër të Grupit 2. Filimisht, Adriana Lekaj pësoi nga Zoziya Kardava (6:3, 6:1), përpara se Arlinda Rushiti të triumfoi 7:6 dhe 6:3 ndaj Ekaterine Gorgodzen.

Fitoren vendimtare, tenistet kosovare e arritën në çifte ku Rushiti e Lekaj triumfuan 2:1 (6:7, 6:3 dhe 10:6) për të startuar me fitore në këtë Botëror.

Në grup me Kosovën është edhe Egjipti e Malta. Kosovën po e përfaqësojnë tenistet Adrijana Lekaj, Aja Broqi, Arlinda Rushiti e Forta Morina.

Teilen: