Thursday, 9. April 2026
Sport

Nacho ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij

GS 08/04/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Real Madridit, Nacho Fernandez, heziton të rinovojë kontratën me klubin “mbretëror”, raporton “Marca”.

Në drejtim të tij ka ardhur një ofertë për të vazhduar kontratën e tij edhe për një vit, deri në vitin 2025.

Sezonin e kaluar ai pati të njëjtin hezitim, por në fund refuzoi të transferohej në Inter dhe rinovoi.

Tani situata është e ngjashme. Disa klube presin vendimin e Nachos.

Para tij është dilema nëse do ta mbyllë karrierën te Reali.

Në sezonin aktual, ai u bë titullar pasi Eder Militao dhe David Alaba pësuan lëndime të rënda.

Në fund të sezonit Nacho do të marrë vendimin përfundimtar.

Teilen: