Interi duket një makineri perfekte këtë sezon në Serinë A. Dominim absolut i zikaltërve të Inzagit, që në 31 javë kampionat kanë arritur të sigurojnë 82 pikë, duke kryesuar me një diferencë +14 nga Milani i vendit të dytë.
Si të mos mjaftonte kjo, Interi vendosi një statistikë speciale mbrëmjen e sotme. Me golin e Hakan Çalhanoglu të shënuar në minutën e 55-të në duelin ndaj Udinezes, Interi u bë skuadra e parë në historinë e Serisë A që shënon në secilën nga 31 ndeshjet e luajtura në një sezon të Serisë A.
Asnjë skuadër më herët në gjithë historinë e Serisë A nuk ka arritur ta regjistrojë këtë statistikë. Pra në çdo ndeshje të luajtur deri tani në kampionat Interi ka gjetur rrugën e rrjetës dhe në asnjë takim nuk e ka mbyllur pa shënuar.
1 – With Hakan Çalhanoğlu’s goal, Inter became the first team in the Serie A’s history to score in each of the first 31 matches played in a single season. Historic.#UdineseInter #SerieA pic.twitter.com/Hx42FwogUa
— OptaPaolo (@OptaPaolo) April 8, 2024
PANORAMASPORT.AL