Inter mundi Udinesen 2-1 në ndeshjen e javës së 31-të të Serisë A, duke e kthyer Milanin në -14 dhe duke bërë një tjetër hap drejt fitimit të të titullit kampion në këtë sezon.
Zikaltërit dominuan pjesën e parë, por u përballën me një super Okoye dhe u befasuan me golin e Samardzic në minutën e 40-të.
Në pjesën e dytë ata arritën menjëherë golin e barazimit me penalltinë e shndërruar nga Calhanoglu (55′), por heroi i mbrëmjes ishte Frattesi, i cili në minutën e 95-të shënoi golin e fitores me një goditje në fund të një përpjekjeje të gjatë.
Mundësia për të festuar titullin në derbin e 22 prillit mbetet më e gjallë se kurrë dhe rekordi i pikëve në Serie A mbetet i arritshëm.