Portieri i ri Filip Jorgensen, që aktualisht mbron portën e Villareal në La Liga, është kthyer në një objektiv kryesor për skuadrën e Juventus. Portali spanjoll “Relevo” zbulon se 21-vjeçari po ndiqet me interes nga bardhezinjtë prej pak kohësh.
Lojtari ka luajtur fillimisht me ekipet e moshave dhe tashmë është titullar te skuadra e Villareal, me të cilën debutoi vjet (30 ndeshje në La Liga). Jorgensen, lindur në Suedi por që së fundi debutoi me ekipin U-21 të Danimarkës, ka një kontratë deri në vitin 2027 me Villareal dhe kushton 15 milionë euro.
Juventus mendon se investimi tek portieri i ri danez do të ishte i rëndësishëm për të ardhmen, duke gjetur kështu një zëvendësues të denjë për Sczeszny.
Gjithsesi, konkurrenca për të është e madhe, pasi kërkohet edhe nga Bayer Leverkusen, Dortmund, Newcastle dhe Wolverhampton.