Thursday, 9. April 2026
Sport

Kombinimet e golave, askush nuk krahasohet me dyshen De Bryjne-Haland

GS 09/04/2024 3 Min. Lesezeit

Dy golat e Kevin De Bruyjnes të shtunën mund të kenë zënë kryetitujt e sportit të futbollit në Angli, por asisti i belgut për Erling Halandin mund të jetë po aq i rëndësishëm në kontekstin e sezonit të Mançester Sitit.

230608155318-02-kevin-de-bruyne-profile-2023

Dy goditjet e bukura të mesfushorit belg në fitoren 4-2 ndaj Kristal Palasit e ngjitën atë në kuotën e 100 golave për Sitin në karrierë, duke u bërë vetëm njeriu i 18-të që arrin këtë shifër të jashtëzakonshme golash. 32-vjeçari gjithashtu asistoi Halandin për të shënuar golin e tretë të “qytetarëve”, duke e kthyer topin në qendër, që edhe norvegjezi të finalizonte me sukses pas pesë ndeshjesh. Kjo ishte hera e 17- të që De Bryjne e vendosi numrin 9 në një pozicion shënimi që nga transferimi i Halandit në “Etihad” në verën e vitit 2022. Deri tani, asnjë dyshe nuk ka qenë më rezultative në Premier Ligë gjatë të njëjtës periudhë, me Mohamed Salah të Liverpulit dhe Darvin Nunjezin që ndjekin më pas me 10 kombinime për gol. De Bryjne humbi më shumë se pesë muaj të sezonit i dëmtuar, përpara se të rikthehej në fushë në janar, dhe tani ka kontribuar në 14 gola në vitin 2024. Ai renditet i treti në kontributin e golave në Premier Ligë për këtë vit kalendarik. Kontributi i tij i fundit erdhi në një paraqitje të shkëlqyer në “Selhurst Park”, edhe pse “qytetarët” e panë veten në disavantazh pas vetëm tri minutash. Siti tani ka fituar 24 pikë pasi ka qenë duke humbur në Premier Ligë këtë sezon dhe vetëm Liverpuli (26) ka rikuperuar më shumë.

SEZON REKORDESH – Shumë e cilësojnë Sitin ende favorit për të fituar titullin e katërt radhazi (do ishte historike), ndërsa Erling Haland kryeson garën për “Këpucën e Artë” të Premier Ligës me 19 gola. Ai është një gol përpara Oli Uotkinsit të Aston Vilës, ndërsa Pep ka tre lojtarë në kuotën e 16 golave. Julian Alvarez është kontribuuesi kryesor i asisteve në kampionat, me tetë. Ai është dy pasime për gol pas Paskal Grosit, Kieran Tripierit dhe Uotkinsit.

Ndërsa Rodri ka luajtur 2,962 pasime në kampionat, gjë që e bën atë njeriun me më shumë pasime këtë sezon. 71 golat që ka shënuar Siti në kampionat e rendisin në vendin e dytë, me vetëm Arsenalin me 75 gola përpara. Në total, “qytetarët” e kanë pasuar topin 21.269 herë në Premier Ligë këtë sezon, më shumë se çdo klub tjetër. Ata kanë bërë gjithashtu 559 goditje, skuadra e dytë vetëm pas Liverpulit me 624.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Teilen: