Rafael Leao dhe Olivie Zhiru janë si celularët që sinkronizohen automatikisht kur ndryshon ora. Me ardhjen e pranverës edhe dy sulmuesit kuqezi sikur stimulohen.

E bënë vitin e titullit, por edhe vitin e kaluar mes prillit e majit, mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve në Napoli: Leao fillimisht heshti stadiumin “Maradona” me një dopietë, pastaj spastron rivalët duke ftuar edhe Zhirunë në festë, për të shtyrë Milanin në gjysmëfinale. Posteri për mbrëmjen e madhe të së enjtes, u printua vetë, numrat 9 dhe 10 janë yjet e eventit dhe Europa duhet vetëm të presë për të shijuar shfaqjen.
RAFA NË FORMË – Sezoni i Leaos kishte nisur keq, një gol i kotë (me asist nga… Zhiru) në derbin 5-1, një goditje e pafat kundër Njukasëllit dhe një krizë para portës që zgjati në Serinë A katër shumë muaj të gjatë. Nuk munguan disa shkëndija, si goditja kundër PSG-së, por statistikat ende nuk shtoheshin siç ndodhte me kritikat që peshuan më shumë sesa lavdërimet. Rafa vuajti, punoi për të përmirësuar gjuajtjen e tij, u largua nga porta për të kërkuar burime alternative të energjisë dhe rilindi në vitin 2024. Nga janari e deri më sot ai është përfshirë në 14 gola, duke shënuar 8 dhe duke dhënë 6 asiste në 18 ndeshje mes kampionatit dhe kupave.
Në Itali askush nuk ka bërë më mirë. Jo të paktën këtë sezon, sepse disa vite më parë një Leao kishte përshpejtuar në të njëjtën mënyrë, konkretisht 9 gola dhe po aq asistime, por midis janarit dhe majit, me 4 ndeshje më shumë në llogarinë e tij. Ritmi i sotëm është i njëjtë si në pranverën e titullit, por këtë herë Rafa ka një horizont më të gjerë përpara. Ai mund të kalojë veten, të shtyjë Milanin drejt një trofeu tjetër dhe të projektohet në një dimension tjetër. Ende fitues si protagonist, por në Europë. Lajmi i keq, sa më shumë të vendosë Rafa në Europë, aq më shumë do të ngrihen antenat e emrave të mëdhenj të gjysmës së kontinentit.
FINALJA E MADHE E ZHIRUSË — Numri 9 kuqezi tashmë ka një ekip që e pret në SHBA, por për tre muajt e ardhshëm Europa do të mbetet në qendër të botës së tij: një kupë për të tentuar me Milanin, një tjetër me Francën. Pothuajse në moshën 38- vjeçare, Olivie Zhiru ka arritur tashmë të regjistrojë disa shifra të rëndësishme siç është sezoni i katërmbëdhjetë radhazi me të paktën 10 gola, rekord personal për golat në Serinë A, 13, i barazuar. Ja që ai i ka vënë sytë te të tjerët, 18 golat e shënuar gjithsej në 2022-2023, një objektiv që është vetëm tri realizime larg, siç janë 50 golat për kuqezinjtë. Meqë ra fjala, francezi është edhe mbreti i asistimeve në këtë Serie A: 8 si Leao dhe Dibala, kundërshtari i tij në Ligën e Europës. Një qendërsulmues që krijon si dy numër 10 nuk është keq. Pioli e trajtoi atë si një 25-vjeçar, duke e pasur titullar në 33 ndeshje nga 38. Oli “agjëroi” për një kohë, gati një muaj pa shënuar, pastaj u kthye përsëri në kohën e duhur. Ashtu si celulari tjetër në xhepin e “Djallit”, ai me 10- shin në kopertinë.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL