• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pritet rikthimi në Spanjë, dy klube të interesuar për shërbimet e Ansu Fati

10/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, me shumë mundësi nuk do të vazhdojë tek Brightoni sezonin e ardhshëm, pasi klubi anglez duket se nuk do të bëjnë ndonjë lëvizje për 21-vjeçarin në verë, qoftë si huazim ose në marrëveshje të përhershme.

Në vend të kësaj, Ansu me shumë mundësi do të rikthehet sezonin e ardhshëm në Spanjë, edhe pse jo tek Barcelona.
Në ditët e fundit është raportuar se Valencia dhe Sevilla janë dy destinacione për Fatin në huazim sezonin e ardhshëm, dhe ‘Diario AS’ ka konfirmuar se ‘Los Nervionenses’ janë një opsion i mundshëm për të.

Fati ishte transferuar tek Sevilla, dhe ishte pajtuar mbi kushtet e marrëveshjes verën e kaluar, por Barcelona pranoi ofertën më të lartë nga Brightoni.
Ansu nuk është kundër idesë që të rikthehet tek ‘shtëpia e tij e parë’ në mënyrë që të tentojë ta rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur.

Barcelona me shumë mundësi nuk do ta shesë Fatin këtë verë, pasi ata nuk besojnë se do të merrnin një shumë të madhe parash për të, duke marrë parasysh pagën e tij.

Në këtë mënyrë, ata do të mundohen që ta huazojnë spanjollin përsëri në mënyrë që ai të rikthehet përsëri në formë dhe pastaj eventualisht ta shesin për një çmim të lartë ose ta rikthejnë në ekip përsëri.

Next Post

Gasperini: Është emocionuese të shohësh Anfieldin e vërtetë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.