• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Victor Osimhen drejt PSG, Napoli përgatit rinovimin për lojtarin tjetër

11/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Victor Osimhen duket vetëm një hap larg transferimit në radhët e PSG. Tashmë nuk ka më diskutime se nigeriani do të largohet nga Napoli në verën e këtij viti. Ndonëse rinovoi disa muaj më parë, rinovimi ishte thjesht për të vendosur një klauzolë largimi prej 120 milionë eurosh në kontratën e shtatlartit të ofensivës.

E në fakt, sipas mediave italiane, klubi që ka shfaqur interes dhe që ka nisur të tregohet I gatshëm për të paguar klauzolën është pikërisht Parisi. Nëse marrim parasysh këtu raportin e mirë mes presidentëve të klubeve përkatës, Al-Khelaifi dhe De Lauerntiis kanë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre. Thuajse në harkun e një decade, Parisi ka transferuar lojtarë të rëndësishëm nga Napoli, sikurse janë Lavezzi, Cavani, apo edhe Fabian Ruiz, që është gjithashtu një tjetër rast I freskët.

Thënë këtë, besohet shumë se destinacioni I ardhshëm I Osimhen do të jetë Parc des Princes. Sipas raportimeve, Osimhen do të firmosë një kontratë 4 vjeçare në kryeqytetin francez prej së cilës do të përfitojë 13 milionë euro në sezon.

Megjithatë, nuk përjashtohet asnjë ndonjë manovër tjetër. De Laurentiis mund të arrijë marrëveshje me çdo klub tjetër që do të tregohet I gatshëm për të paguar klauzolën e 120 milionë eurove. Sidoqoftë, për momentin, në pole-position mbetet vetëm PSG.

Nga ana tjetër, teksa Victor Osimhen do të largohet, Napoli është duke bërë gati rinovimin e kontratës me Khicha Kvaratskhelia. Bëhet fjalë për një paketë, që do të jetë e vlefshme deri në verën e 2028-të dhe në brendësi të së cilës do të vendoset një klauzolë largimi prej 150 milionë eurosh.

Next Post

​Premier Liga miraton përdorimin e teknologjisë gjysmë automatike për pozicion jashtë loje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.