• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Benitez e pranon, Atalanta mund ta lëndojë Liverpoolin në Ligën e Evropës

11/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rafa Benitez ka folur për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Evropës mes Liverpoolit dhe Atalantas, ku tha se skuadra italiane e ka eksperiencën për të luajtur nën presion.

Atalanta veçse ka treguar kualitetin në “Anfield Road” në të kaluarën, duke e mposhtur Liverpoolin 2:0 në takimin në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve në sezonin 2020/21.

“Mendoj se do të jetë një ndeshjen me shumë intensitet. Kam parë disa ndeshje dhe Atalanta hyn në probleme kur ekipi tjetër bën presion me intensitet të lartë. Mendoj se do të jetë kështu. Sidoqoftë, Liverpooli mund të lë disa hapësira”, tha Benitez për “Sky Sports”.

Më tej, Benitez foli edhe për gjasat e Atalantas për të kaluar në gjysmëfinale.

“Është e vështirë shumë, por ata mund ta bëjnë. Atalanta luan shumë mirë, ata kanë shansin që t’i lëndojnë me kundërsulme, edhe nëse Liverpooli është i fortë. Duhet ta shohim se kush luan, por ata e kanë motivin për të fituar ndeshjen dhe për të shkuar deri në fund të Ligës së Evropës”, tha Benitez.

Për fund, Benitez tregoi se kë do ta përkrah sonte mes Liverpoolit dhe Atalantas.

“Më duhet ta përkrah Liverpoolin. Sidoqoftë, më pëlqen Atalanta, janë një skuadër që ka bërë mirë për shumë vite. Nuk janë një skuadër që vijnë dhe humbin, por e dinë se çka kërkojnë. Rikthimi në Itali? Kush e di…”, tha Benitez.

Liverpooli e pret sonte në “Anfield Road” skuadrën e Atalantas, me ndeshjen që pritet të zhvillohet me fillim nga ora 21:00. 

Next Post

Haxhi Krasniqi i kthehet ringut, më 4 maj bokson kundër portugezit Silva

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.