Olympiacos Piraeus e ka mposhtur me rezultat 3:2 Fenerbahcen, në takimin e parë të çerekfinales së Conference League në futboll.
Në këtë ndeshje Bekim Zogaj nga Kosova me nënshtetësi të Zvicrës, ka qenë asistent i dytë i gjyqtarit kryesor.
Vendasit arritën një fitore të madhe dhe janë me afër gjysmëfinales.
Golat për vendasit i realizuan Fortounis (8′), Jovetiq (32′) e Chiquinho (57’) dhe për Fenerbahcen Tadiç (67′) e Kahveci (74′).
Skuadra greke ka një epërsi minimale për sfidën e kthimit.