Friday, 10. April 2026
Sport

Jurgen Klopp shumë i zhgënjyer me futbollistët e tij

GS 12/04/2024 1 Min. Lesezeit

Jurgen Klopp nuk ishte aspak i kënaqur me humbjen e rëndë të Liverpoolit ndaj Atalantës.

Reds u befasuan në shtëpi me tre gola (0:3) pa përgjigje dhe për Klopp nuk ka asgjë të mirë për të marrë nga kjo ndeshje, transmeton GazetaBlic Sport.

“Uau, nuk e dija që mund të luanim kaq keq…! Nuk ka asgjë pozitive për të hequr, e kanë merituar 100%. Nuk kishim disiplinë, ishim të gjithë të çorganizuar. Dimë të luajmë futboll, por sot nuk e treguam”, tha gjermani.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: