Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Sllovenisë më datë 18 prill, në ora 11:00, në Ajdovščina Slloveni.
Kjo do të jetë miqësorja e parë zyrtare e Shqipërisë U-17 për këtë vit, ndërsa me ekipin Kombëtar U-17 do të debutojë edhe trajneri Bledi Shëmbi.
Grumbullimi i Kombëtares U-17 do të nisë më datë 14 prill, në Udine të Italisë, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore ndaj Sllovenisë.
Trajneri Bledi Shkëmbi ka bërë publike edhe listën me 19 lojtarët e thirrur për miqësoren me Slloveninë.
Gjashtë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatat e huaja, me ekipe si Ternana, Novara, Dusseldorf, Peterborough, Genoa, Torino, Udinese, Juventus, Tottenham, Bochum, CE L’ Hospitalet dhe Koln.