• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Broja mes “të padëshiruarve”, “Blutë e Londrës” spastrojnë skuadrën në verë

13/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Që kur Todd Boehly mori drejtimin si bashkëpronar i Chelsea, “Blutë e Londrës” kanë shpenzuar mbi një miliard euro në tregun e transferimeve, megjithatë, rezultatet vazhdojnë të jenë tepër modeste, teksa edhe këtë vit, skuadra londineze është larg Evropës, aktualisht në vendin e dymbëdhjetë në renditje, që do të thotë se londinezët nuk do të marrin pjesë në asnjë nga tri kompeticionet e UEFA-s sezonin e ardhshëm.

Pas një fushate të shfrenuar blerjesh nga ana e Chelsea-t, me një bilanc që është pak të thuash negativ, Premier League po heton për të kuptuar nëse janë respektuar të gjitha rregullat dhe për të mos marrë sanksione, siç ndodhi me “Blutë” e Everton dhe skuadrën e Nottingham Forest, klubi londinez është gati të shesë një skuadër të plotë verën e ardhshme.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja britanike, “The Sun””, janë njëmbëdhjetë lojtarë që mund të largohen nga “Blutë” e më konkretisht, Conor Gallagher, Trevoh Chalobah, Ian Maatsen, Armando Broja, Lewis Hall, Marc Cucurella, Malang Sarr, Thiago Silva, Romelu Lukaku, Kepa Arrizabalaga dhe Hakim Ziyech. /i.m/abcnews.al

 

Next Post

Formula 1/ Refuzoi dy skuadra të mëdha, Alonso firmos me skuadrën e Aston Martin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.