Wednesday, 8. April 2026
Sport

Kosova U18 në grup me Francën, Brazilin e Indinë, në Botërorinne hendbollisteve

GS 13/04/2024 1 Min. Lesezeit

Është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror për hendbollistet e reja (U18) që gjatë gushtit mbahet në Kinë. Kombëtarja e Kosovës është vendosur në grupin D së bashku me Francën, Brazilin e Indinë. Derisa Franca e Brazili janë kombëtare cilësore, vajzat tona rastin do ta kërkojnë ndaj Indisë, e më pas në ndeshjet për plasman.

Botërori, që për Kosovën është historik, mbahet prej 14 deri më 25 gusht.
Paraqiten 32 Kombëtare të hendbollisteve të reja. Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës në konkurrencë të femrave në sportet ekipore u kualifikua në Botëror.

Teilen: