Mike Maignan nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen Sassuolo-Milan, të dielën (15:00).
Portieri francez, një ndër pikat më të forta të kuqezinjve, nuk është grumbulluar nga trajnerin Stefano Pioli.
28-vjeçari ka lodhje muskulore dhe stafi teknik ka vendosur të mos e rrezikojë përpara duelit të kthimit ndaj Romës.
Milani humbi 0-1 çerekfinalen e parë të Europa League dhe të enjtën e ardhshme do të tentojë përmbysjen dhe kualifikimin.
Me Maignan që do të jetë gati për “betejën” në Olimpico.