Wednesday, 8. April 2026
Sport

Otrant-Olimpik fiton, Bokeli kryeson 

GS 13/04/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadrat kryesuese të Ligës së Dytë të Malit të Zi, Bokeli i Kotorrit  dhe skuadra shqiptare Otrant-Olimpik nga Uliqini, fituan në javën e 20-të.

Kotorri, lider i kampionatit, e ka mposhtur me rezultat 3:0 Llovçenin.

Ata arritën fitoren e 19-të sezonale.

Otrant-Olimpik fitoi ndaj Internacionalit me rezultat 1:0, ndërsa Angjello Rudoviq shënoi golin e fitores së 18-të në minutën e 16-të.

Bokeli kryeson me 65 pikë, pasojnë Otrant – Olimpik me 63, Podgorica 43 pikë etj.

Teilen: