Wednesday, 8. April 2026
Sport

Endrit Krasniqi, shënues i dyfishtë! Shkëndija turpëron Sileksin

GS 14/04/2024 1 Min. Lesezeit

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitoren më bindëse këtë vit në elitën e futbollit maqedonas.

Shkëndija para shikuesve të vet e ka turpëruar me rezultat 6:1 Sileksin e Kratovës.

Ish futbollisti i Prishtinës, Endrit Krasniqi, realizoi dy gola në fitoren e thellë.

Për Shkëndijen shënuan Krasniqi (18’ e 69’); Cake (55’); Trako (65’ – autogol); Aganspahiq (85’) dhe për Sileksin Eftimov (35’).

Struga Tim Lum kryeson me 55 pikë, pasojnë Shkupi 54, Shkëndija 42, Sileksi 37 pikë etj. pas javës së 27-të.

Teilen: