Skuadra e Bayer Leverkusenit ka fituar titullin kampion në Bundesliga për sezonin 2023/24.
Granit Xhaka ishte një nga realizatorët e pesë golave në fitoren e Leverkusenit në “BayArena” ndaj Werder Bremenit me rezultatin 5:0.
Në dhomat e zhveshjes filloi festa e lojtarëve të Xabi Alonsos.
Aty nuk mungoi festa me birra, ku lojtari shqiptar u bë “qull” nga bashkëlojtarët e tij.
Kujtojmë që Leverkuseni nuk ka humbur asnjëherë gjatë këtij sezoni në të gjitha garat.