Hegjemonia e Bajern Mynih në Bundes ligë kishte marrë përmasat e një “prone” te bavarezët, 11 vite radhazi që “strehohej” në palmaresin e klubit nga Mynihu. Por u desh të vinte “maestro” Ksabi Alonso që të kthente “pllakën’ e historisë në këtë ligë.
Edhe pse duket e vështirë për t’u besuar, krahas etapave pararendëse, Bajer Leverkusen ka fituar Bundesligën për herë të parë në historinë. Klubi ka në totalë 120 vjet që është themeluar, ndonëse ka kaluar në kalvar të gjatë evolucioni. Te vetmit trofe që gjendeshin në kabinetin e “aspirinave” përpara këtij suksesi, ishin Kupa UEFA dhe një Kupë Gjermanie.
Por çfarë e bën të jashtëzakonshëm triumfin e Leverkusenit?! Në harkun e 29 javëve të luajtura në ligë, skuadra e Ksabit grumbullon 79 pikë, 16 më tepër sesa ndjekësi më i afërt. Vështire në arkivat e Bundesligës që bavarezët të jenë nënkampionë me të tillë diferencë pikësh. Por nëse mendoni se “aspirinat” e kanë fituar më herët kampionatin në bazë të javëve të mbetura, e keni gabim. Bajern Mynih në vitin 2014 e hipotekoi titullin pas 27 ndeshjesh, ndërsa etapën 2013-2014, me 28 raunde. Trepikëshi kundër Verderit mori nocion protagonisti, me autorë të golave Bonifejs, Xhaka dhe tregolëshi i talenti gjerman, Florian Virc.
Një tjetër detaj që ka spikatur në ecurinë e “aspirinave” janë golat në limite. Mjafton të përmendin përmbysjet e çmendura në minutat e fundit, konkretisht me Lajpcigun dhe Hofenhaimin. “Qershia mbi tortë” e titullit të parë të Bundesligë gjen qasje edhe në kuotën e ndeshjeve pa humbje në t gjitha kompeticionet, plot 43 precedentë. Numri i mësipërm barazon të dhënat e Juventusit në “dirigjimin” e Antonio Kontes. “Zonja e Vjetër” vinte pas një sërë etapash të vështira, por marrja e drejtimit nga Konte i ktheu në një “makineri të vërtetë”, e pasur me 43 takime me pa disfatë, mes kampionatit dhe Kupës.
Dueli i ardhshëm Uest Ham-Leverkusen, pa humbje, do t’i ngjisë të vetëm në majë të “Olimpit” në kategorinë e pathyeshmëve. Nëse i referohemi pikave të forta të kampionëve më të rinj në Gjermani, mbrojtësit e linjave, konkretisht Grimaldo dhe Frimpong kanë rezultuar “bast” i Ksabit. Përafërsisht 50% e golave janë “gatuar” nga dyshja e lartpërmendur, fondamental. Granit Xhaka është lojtari që ka përshkruar më shumë pasime të sakta, kontakt me topin dhe kilometra të përshkruar, shkurt “motor” i ekipit. Florian Virc vlerësohet më të drejtë “xhevahiri” i Ksabi Alonsos.
Florian Virc i vuri “vulën” në trajtën më ekzemplare triumfit të Bajer Leverkusen në Bundesligë, pas tregolëshit në fitoren 5-0 kundër Verderit, e vlefshme për t’i siguruar titullin kampion. Talenti 20-vjeçar, edhe pas sinjalizimit se ata e kanë thyer mallkimin “Neverkusen”, ka mbetur i shtangur:
“Emocion i papërshkrueshëm. Akoma nuk e besoj dot se është e vërtetë. Gjëja e fundit që mendoj në këtë çast janë golat e mi. Suksesi i grupit vlen mbi të gjitha. Kemi përjetuar periudhë mahnitëse, si në rezultate, ashtu edhe në mbizotërimin e frymës. Ndonjëherë më dukej sikur titulli nuk do bëhej kurrë i yni, pavarësisht se diferenca me ndjekësit thellohej. Megjithatë, pritja mbaroi dhe më në fund të gjithë kemi marrë atë që na takon. Kampionati gjerman nuk është aspak ligë e lehtë, mjafton t’i referohemi dominancës së Bajernit. Ne ia dolëm t’i mposhtim në fushë dhe me pikë. Shpresoj të zgjohem sa më shpejt nga kjo ëndërr”, tha duke qeshur Virc. Lojtari me numër “10” në gjirin e Ksabi Alonsos gëzon të njëjtën vlerë në tregun e transferimeve sikurse dy yjet e Bajernit, Xhamal Musiala dhe Herri Kejn, konkretisht 110 mln euro.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL