Pas spektaklit të dhuruar në ndeshjen e parë në “Bernabeu”, që u mbyll në barazim 3-3, Manchester City dhe Reali i Madridit do të përballen të mërkurën në aktin e dytë të kësaj supersfide, që do të vendosë se kush nga dy skuadrat do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Përballja City-Real është kthyer tashmë në një klasike në garën më të rëndësishëm evropian për klube, pasi dy skuadrat po takohen për sezonin e tretë radhazi në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve (ndeshja e tyre e pestë me eliminim direkt në nëntë sezone).
11 herë janë ndeshur dy skuadrat në Champions dhe bilanci anon nga Manchester City që ka fituar 4 ndeshje, ka humbur 3 dhe 4 takime janë mbyllur në barazim. 20 gola kanë shënuar anglezët, ndërsa spanjollët 17 gola.
Takimet direkte në Ligën e Kampionëve
Faza e grupeve 2012
Real Madrid 3-2 Man City
Man City 1-1 Real Madrid
Gjysmëfinale 2016
Man City 0-0 Real Madrid
Real Madrid 1-0 Man City
1/8 e finales 2020
Real Madrid 1-2 Man City
Man City 2-1 Real Madrid
Gjysmëfinale 2022
Man City 4-3 Real Madrid
Real Madrid 3-1 Man City
Gjysmëfinale 2023
Real Madrid 1-1 Man City
Manchester City 4-0 Real Madrid
Çerekfinale 2024
Real Madrid 3-3 Man City