Sulmuesi i Atalantës, Cahrles De Ketelaere, ka folur për të ardhmen e tij.
De Ketelaere po luan tek Atalanta në formë huazimi nga AC Milan.
Danezi nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në ‘San Siro’, por ai nuk dëshiron të rri në stol.
“Kthimi në AC Milan? Është një klub i madh. Por unë dua të luaj, jam 23 vjeç. Nuk dua të ulem në stol”, ka thënë De Ketelaere.
Ai e pranon se dëshiron të qëndrojë tek skuadra nga Bergamo.
“Atalanta ka opsionin e blerjes prej 23 milionë euro për të nënshkruar me mua, varet nga ata. Do të isha i lumtur të qëndroja këtu pasi jam shumë i lumtur në klub”, ka theksuar ai.