Nëpërmjet një postimi në Faceook, ka reaguar përsëri skuadra e Llapit.
Duket se ekipi nga Podujeva nuk është pajtuar ende me barazimin 1:1 në Klinë ndaj Dukagjinit, i cili ka bërë që Llapi të bie në pozitën e tretë në tabelë dhe të ketë katër pikë më pak se Ballkani që është lider.
Në postimin e tij, Llapi ka shkruar se do të vazhdoj më fuqishëm dhe më i motivuar se kurrë në arritjen e synimeve.
“Ata që janë dorëzuar, nuk kanë besuar kurrë. Pavarësisht rrethanave dhe pengesave gjatë rrugës, do vazhdojmë më të fuqishëm dhe më të motivuar se kurrë për arritjen e objektivit. Përpara djema!”, ka shkruar Llapi.
Deri në fund të këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u zhvilluar.