• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kieza nuk mban nervat me Alegrin, kamerat e filmojnë teksa shfryn në pankinë: Jam unë gjithmonë i pari

15/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federiko Kieza dhe Masimiliano Alegri tashmë nuk e durojnë më njeri-tjetrin dhe kjo është e qartë për të gjithë. Palët po mundohej të shkojnë të qeta pa përplasje publike deri në fund të këtij sezoni ku secili do të vendosë nëse do të vazhdojë apo jo të jetë pjesë e projektit bardhezi.. Por anësori i sulmit italian, nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij në ndeshjen e fundit të skuadrës ndaj Torinos në derbi.

65b3ce69e00a0.r_d.1085-472

Ai e nisi ndeshjen titullar por u zëvendësua i pari nga Alegri në pjesën e dytë për t’i bërë vend turkut Kenan Jilldiz. Trajneri shkoi ta përqafonte, por Kieza u drejtua nga pankina i inatosur. Pasi u ul, kamerat fiksuan Kiezën i cili i kërkoi shokëve ta linin të qetë dhe shfryu në ato momente. “Jam gjithmonë unë zëvendësimi i parë”, tha ai.

Një situatë që tregon hapur pakënaqësinë që ka për trajnerin i cili po i rezervon praktikisht vetëm një orë lojë dhe nuk e lejon që të mbyllë ndeshjet, duke i dhënë gjithnjë e më shumë hapësira të riut Jilldiz i cili luan në të njëjtin pozicion me të. Kieza ka bërë të qartë shpesh se e ka të vështirë të përshtatet me sistemin 3-5-2 që përdor Juventusi nën drejtimin e Alegrit, pasi është një lojtar krahu dhe jo një sulmues në dyshen e qendrës siç e përdor trajneri aktual.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Xavi i bën thirrje skuadrës për ndeshjen ndaj PSG-së: Duhet të kalojmë në gjysmëfinale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.