Thursday, 9. April 2026
Sport

Leverkuseni ndali ecurinë rekord të Bajernit, presidenti i bavarezëve: E merituan titullin

GS 15/04/2024 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Bajern Mynih, Herbert Hainer, ka uruar kampionët më të rinj të Bundesligës gjermane. Fjala është për Bajer Leverkusen. Ai është identifikuar nga gjiri i bavarezëve në këtë urim për kundërshtarin, duke ulur “gjakrat” e rivalitetit pas përfundimit të betejës:

hainer

“Absolutisht e merituar. Leverkusen ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm, e përkthyer me lojë të bukur dhe rezultative. Kam shpresë se sezonin e ardhshëm kampionati do të vijë sërish në Mynih. Deri atëherë kemi kohë”, përfundoi presidenti i rekordmenëve të Bajnerit, Hainer.

Pas serisë prej më shumë sesa një dekade hegjemoni në ligë, Tomas Myler me shokë nuk e mbajtën dot stafetën edhe në ciklin 2023-2024.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: