Bajer Leverkusen ka fituar titullin e parë kampion në histori pas 120 vitesh dhe arkitekti i këtij suksesi është padyshim Çabi Alonso. Ai e nisi trajningun në futbollin e rëndësishëm me këtë klub një vit më parë dhe që tani po gëzon frytet e një pune që duket se është e bërë posaçërisht për të. Dhe gjithçka e kishte parashikuar Zhoze Murinjo.
Portugezi e ka drejtuar Alonson në radhët e Real Madrid gjatë karrierës së tij dhe që pesë vite më parë, kishte shprehur qartësisht besimin se spanjolli do të bëhej një trajner i madh, fjalë të cilat kujtohen tani që ish-futbollisti bëri të tijin trofeun e parë të rëndësishëm.
“Pozicioni i tij në fushë dhe njohuria e lojës është e shkëlqyer”, tha Murinjo gjatë një intervistë të dhënë në vitin 2019. “Ai ka luajtur në Spanjë, Angli dhe Gjermani. Ai është drejtuar nga Guardiola te Bajern, nga unë dhe Ançeloti te Real Madrid, nga Benitez te Liverpuli. Duke marrë parasysh karrierën e tij, mendoj se Çabi Alonso ka cilësitë për të qenë një trajner shumë i mirë”, tha asokohe Murinjo.
Ish-futbollisti në atë vit kishte kaluar nga drejtimi i ekipit të fëmijëve të Real Madrid te ekipi B i Real Sociedad, por Murinjo duket kishte nuhatur menjëherë aftësitë që tani e kanë kthyer Çabi Alonson në një nga emrat më të ndjekur në futbollin botëror.
PANORAMASPORT.AL