Pedri ka konfirmuar se planet e tij janë të qëndrojë te Barcelona. Mesfushori 21-vjeçar do të nënshkruajë kontratë të re me “blaugranasit”, raporton gazetari italian Fabrizio Romano.
“Jam shumë i qetë sepse e di që Barcelona do të përmbushë atë që më premtoi. Tashmë kemi diskutuar për kontratën e re. Barça ka qenë gjithmonë klubi i ëndrrave të mia”, tha Pedri.
Kontrata e re e mesfushorit është gati dhe do të diskutohet në javët në vijim.
Pedri u transferua nga Las Palmas te katalanasit në vitin 2020.
/GazetaBlic Sport