Masimiliano Alegri ndoshta është në vështirësi më Juven, por jashtë fushës së lojës ai vazhdon që të korrë suksese të mëdha. Arsyeja është Estroza, pela në pronësi të tij, e cila ka fituar garën në Kapanele.
Në pistën prej 1800 metrash, pela e Alegrit është shkëputur nga pjesa tjetër dhe ka prerë vijën e finishit duke merituar edhe çmimin e parë, por mbi të gjitha duke vendosur një rekord absolut. Estroza ishte e vetmja pelë mes kuajve meshkuj në garë dhe asnjëherë nuk kishte ndodhur që një femër të mposhte meshkujt:
“Jam shumë i emocionuar, sepse nuk ishte parë kurrë që një femër të mposhte meshkujt. Falënderoj trajnerët e Estrelës”, u shpreh Alegri pas garës.
PANORAMASPORT.AL