Me sezonin 2023-2024, praktikisht të mbyllur, teksa janë në garë vetëm për fitimin e Kupës së Italisë, “Bardhezinjtë” e Juventus kanë filluar të bëjnë llogaritë për merkaton e vereës dhe te “Zonja e Vjetër” kërkojnë me çdo kusht një mesfushor të ri, me “tulipanin” holandez, të Atalanta, Teun Koompeiners, i cili është i preferuari i rekordmenëve të Serie A.
Megjithatë pavarësisht dëshirës së madhe të “Bardhezinjve”, 25-vjeçari i mesfushës pritet t’i kushtojë jo pak “Bardhezinjve”, teksa si vlerë kartoni, sipas specialistëve të “Transfermarkt” mban shifrën e 40 milionë eurove dhe “Zikaltërit” e Bergamos vështirë se do ta lëshojnë për më pak se 70-80 milionë euro, sidomos te një klub rival, mirëpo duket se te Juventus është gjetur zgjidhja.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, në Torino po mendohet shitja e dy emrave të sulmit, Federico Chiesa e Matias Soule, me bordin e “Bardhezinjve”, që për italianin nuk pranon më pak se se 30 milionë euro.
Ndërsa për “fantazistin” argjentinas deri më tani kanë ardhur jo pak oferta nga klubet e Premier League, që kapin vlerën e 35 milionë eurove.