Tuesday, 17. March 2026
Sport

Casemiro: Ancelotti filloi të qante

GS 19/04/2024 1 Min. Lesezeit

Ish-mesfushori i Real Madrid, Casemiro ka bërë të ditur momentin kur u largua nga ‘Los Blancos’.

Bordi i Real Madrid, presidenti Perez dhe trajneri Ancelotti, nuk ishin të mendimit që braziliani të largohej nga klubi.

Gjithësesi, për respektin që kishin krijuar me vite ndaj njëri-tjetrit, në fund u pajtuan të pranojnë vendimin e mesfushorit, i cili ishte i gatshëm t’i bashkohej Man United.

“Hyra në zyren e Ancelottit, isha duke u transferuar në United, ai ishte duke qarë, më tha unë të dua ty si pjesë e skuadrës, nuk dua që të largohesh, por do respektoj vendimin” shtoi Casemiro.

Teilen: