• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flamurtari-Tirana, dueli për titullin

20/04/2024
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, Kategoria e parë, ka vijuar rrugëtimin e “play-off”-it të titullit, teksa janë mbyllur edhe gjysmëfinalet. Të hënën në Shkodër dhe të martën në kryeqytet janë luajtur takimet e dyta të gjysmëfinaleve dhe, pasi e pati fituar duelin e parë në shtëpi ndaj Vllaznisë, Flamurtari ka vijuar të fitojë edhe në takimin e zhvilluar të hënën në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, dhe ia ka dalë ta mbyllë në dy ndeshje çështjen e kalimit në finale.

Ndërkaq, në duelin tjetër, Tirana e pati humbur me vetëm dy pikë ndeshjen e parë në shtëpi përballë Partizanit, por ka vijuar të fitojë në njëjtën mënyrë në ndeshjen e kthimit të luajtur të martën në mbrëmje dhe e pati çuar gjithçka në sfidën e 3-të, që u luajt të premten. Dhe dueli i kryeqytetit, midis Tiranës dhe Partizanit, që erdhi në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, u fitua 90-55 nga vajzat bardheblu, që shkojnë kështu në finale.

Në takimin e zhvilluar në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet dhe pamje të të cilit na sjell kjo kronikë, ishte Tirana që e ka nisur më mirë. Ekipi i trajneres Mirza Alibegaj e ka fituar si 10-minutëshin e parë, ashtu edhe 10-minutëshin e dytë, me dy dhe 15 pikë epërsi, përkatësisht 17-15 dhe 27-12, duke shkuar kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar bindshëm, 44-27.

E njëjta tablo ka qenë edhe pas daljes nga dhomat e zhveshjeve, teksa Tirana e fiton me 14 pikë epërsi 10-minutëshin e 3-të, 24-10, por edhe 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, që e ka fituar me 4 pikë epërsi, 22-18 dhe gjithë ndeshjen 90-55 .

 

 

 

Next Post

Të gjithë pas Sesko, tre klube të Premier League të interesuar për yllin e Leipzig

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.