Thursday, 12. February 2026
Formula 1

Çmimi i Madh i Kinës, Verstappen i papërmbajtshëm në garën Sprint

GS 20/04/2024 1 Min. Lesezeit

Max Verstappen fitoi garën Sprint të Çmimit të Madh të Kinës. Piloti holandez i Red Bull bëri të vetën garën e parë të shpejtë të këtij viti edhe pse u nis nga vendi i katërt.

Liderit të botërorit i mjaftuan 9 xhiro për të marrë kreun, ku më pas krijoi edhe avantazhin me ndjekësit më të afërt, të cilët ishin Lewis Hamilton me Mercedes dhe Sergio Perez (Red Bull).

Sa i përket pilotëve të Ferrari-t, Charles Leclerc përfundoi në vendin e katërt pas një dueli të madh me shokun e tij të ekipit, Carlos Sainz.

Teilen: