Fundjava në Shangai është nga ato për tu vendosur në kornizë për kampionin në fuqi të Formulës 1. Pas triumfit në garën Sprint, piloti holandez ka qenë më i shpejti edhe në provat zyrtare ku ka vendosur kohën më të shpejtë.
Ky ishte pole position i pestë sezonal dhe i 37-ti në karrierë për Verstappen, i cili kurrë më parë nuk është nisur nga vendi parë në Çmimin e Madh të Kinës.
Kualifikueset e treta holandezi i mbylli me kohën 1’33’’660 duke lënë pas shokun e ekipit, Sergio Perez. Ndërsa nesër nga radha e dytë do të niset Aston Martin i super Fernando Alonso-s dhe McLaren-i i Lando Norris.