• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Diene: Ndeshjet e fundit janë finale në vete

20/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas eliminimit nga kupa në gjysmëfinale, tani më e gjithë vëmendja është kthyer në kampionat ku Shkupin e presin edhe gjashtë ndeshje, të cilat do të jenë të gjitha finale në vete.

“Sigurisht se eliminimi në gjysmëfinale ka lënë shije të hidhur në ekip, por fati nuk ishte me ne gjatë ekzekutimit të penalltive dhe tani më nuk ka alternativë tjetër gara do të vazhdojë për titullin kampion.

Në ekip futbollistët dhe stafi kanë ngritur moralin dhe janë përgatitur për duelin e të dielës, kur në Kratovë do të jemi mysafir të Sileksit.

Për duelin në fjale ka folur mesfushori Albert Diene, i cili mes tjerash ka thënë se duhet përkushtim maksimal për të fituar ndeshjen në fjalë”, njofton FC Shkupi.

“Ndeshja ndaj Sileksit është pothuajse vendimtare për titullin e kampionit, por jo vetë, pasi të gjitha ndeshjet e fundit janë finale në vete.

Ne duhet të jemi më të përkushtuar për ta fituar këtë ndeshje, andaj duhet të jemi gati për të gjitha planet që në fund të dalim fitues dhe të vazhdojmë garën për titullin kampion”, ka thënë Diene.

Ndeshja e javës së 28-të Sileksi – Shkupi luhet në Kratovë me fillim në orën 16:00, ndërsa arbitër kryesor i ndeshjes është kërçovari Aleksandar Grujoski.

Next Post

Vendim i rëndësishëm/ San Donato nis procesin, Milani me stadium të ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.