Nëse Barcelona fiton El Clasico të së dielës, do të jetë pesë pikë prapa Real Madridit në La Liga me shtatë ndeshje për t’u luajtur.
Le të shohim ndeshjet e mbetura të skuadrave tani:
Barca: Valencia, Girona, Real Sociedad, Almeria, Rayo Vallecano, Sevilla.
Real Madrid: Real Sociedad, Cadiz, Granada, Alaves , Villarreal, Real Betis.
Orari i madrilenëve duket më i lehtë, por mos harroni se ata vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Champions League, gjë që mund të ndikojë në formën e tyre.
Ata mund të humbasin pikë kundër skuadrave si Real Sociedad, Villarreal dhe Real Betis, por është thelbësore që Barça të fitojë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe të shkurtojë diferencën.
Barcelona dhe Real Madrid ballafaqohen sonte nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/