• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

200 milionë euro për infrastrukturën e futbollit në Kosovë

21/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të bëhet një transforim rrënjësior i infrastrukturës së futbollit.

Ai nëpërmjet një statusi në Facebook, ka shkruar se do të investohen 200 milionë euro, duke shtuar se janë të vendosur dhe stadiumet po bëhen. Ka shtuar se me këtë vëllim, buxhet e seriozitet nuk është trajtuar asnjëherë futbolli në Kosovë.

“Kemi nisur rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Punimet vazhdojnë në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Për përfundimin e punimeve në stadiumin e qytetit të Gjakovës kemi zotuar nëntë milionë euro. Po hartohen projektet për renovimin e stadiumit të Pejës dhe ndërtimin e stadiumit të ri të Ferizajit. Për stadiumin e Gjilanit po zhvillohen procedurat e prokurimit për zbatimin e punimeve, ndërsa shumë shpejt nisim procedurat për fazën e fundit të punimeve në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren”, ka shkruar Kurti, ku edhe ka publikuar një video.

Gjithashtu, kryeministri Kurti ka bërë të ditur se punimet janë duke vazhduar edhe në stadiumet e Malishevës e Shtimes, si dhe në fushat ndihmëse në Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan, Komoran dhe Kllokot.

Ka shtuar se tashmë janë shpallur procedurat për hartim të projekteve për stadiumet e reja të Suharekës dhe Rahovecit.

Ndërkohë, pjesë e planit pesëvjeçar është edhe renovimi i stadiumeve në Vushtrri, Kamenicë, Mitrovicë (Riza Lushta), Podujevë dhe Drenas. Gjatë këtij viti, ka zbuluar se do të nisin edhe procedurat për stadiumin nacional të Kosovës.

“Vlera totale e investimeve tona në infrastrukturën e futbollit është afër 200 milionë euro. Gjatë këtij viti nisim procedurat për stadiumin nacional të Kosovës. Plani ynë pesë vjeçar për infrastrukturën e futbollit është dakordim mes qeverisë, komunave dhe Federatës së Futbollit. I njëjti i është prezantuar edhe FIFA-s dhe UEFA-së dhe mbështetet nga ta”, ka shkruar Kurti.

Next Post

Real Madridi me një pikëpyetje, Barcelona nuk ka probleme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.